Nga Edmond Panariti
Rreziku bërthamor në Ukrainë nga lufta atje, nuk lidhet vetëm me armët bërthamore, por edhe me goditjet me armë konvencionale të reaktorëve bërthamorë, nga të cilët Ukraina ka 15 të tillë.Dje nga goditjet me artileri ra zjarr në një godinë në territorin e reaktorit bërthamor të Zaporizhias, por që për fat nuk ishte vetë reaktori.Ky reaktor bërthamor ra sot në duart e Rusëve.Nëse do ishte goditur reaktori dhe do të kishte shpërthyer kazani i tij , për punë ditësh reja radioaktive do të kishte pushtuar Evropën dhe ne do të na duhej të mbylleshin në shtëpi sërish. dhe kësaj here do të na duhej të përdornim maska shumë më të forta(tip kundra gaz) se ato që përdorëm kundra covid, kur të dilnim jashtë.Shihni më poshtë në hartë se sa shpejt u përhap reja radioaktive në Evropë, pas aksidentit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë në Prill 1986.Na preku fort edhe ne!
55
