Mësohet se të paktën 30 njerëz kanë rënë viktimë e një shpërthimi të ndodhur në një xhami në Pakistan, ndërsa 56 të tjerë raportohen të plagosur.
Mediat e huaja sqarojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premtje në qytetin verior të Pakistanit, Peshawar. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë Pakistanin, komunitetin islamik dhe botën mbarë.
