Ukraina shpërndan shpesh bilance në të cilat njofton humbjet e ushtrisë ruse. Edhe ditën e sotme kur ndodhemi në ditën e 9 të luftës, Ukraina deklaron se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përmendi pak më parë një shifër të ngjashme.
Ukraina deklaron se humbjet e tjera ruse përfshijnë:
Të paktën 251 tanke
33 avionë
37 helikopterë
404 automjete
105 sisteme artilerie
Këto shifra janë shumë më të larta se ato të cituara nga Moska, e cila thotë se ka humbur 498 trupa deri më tani në konfliktin njëjavor.
Siç është standard gjatë konflikteve të armatosura, nuk është e mundur të verifikohen shifrat e ofruara nga asnjëra palë – të cilat mund të kenë një interes të ulin shofrat e veta dhe të rrisin humbjet e armikut.
