Në një deklaratë të dhënë sot, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace foli hapur duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është duke luajtur me zjarrin dhe po ve në rrezik gjithë Europën. Kjo deklaratë e Wallace vjen pas sulmit të forcave ruse në centralin bërthamor “Zaporizhzhia” në Ukrainën juglindore. Ai i k kërkoi atij të ndalonte menjëherë shenjëstrimin e objekteve të tilla.
“Ne i bëjmë thirrje presidentit rus në termat më të fortë të mundshëm që të ndalojë plotësisht sulmet ndaj objekteve si ky, pasi është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” u shpreh Wallace gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen.
“Lufta nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe Rusinë, është e rrezikshme për Evropën, ai po luan me zjarrin. Veprimet e tij shkojnë përtej çdo logjike ,” deklaroi sekretari i mbrojtjes në Angli.
