Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta Rusi-Ukrainë/ Ja pesë pistat që mund t’i japin fund konfliktit

14:16 / March 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567155919 Ushriaukrainase
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një artikull të botuar nga “BBC” bëhet një analizë e luftës në Ukrainë, ku theksi vihet kryesisht mbi faktin se cilat mund të jenë pistat të cilat mund të çojnë në përfundimin e konfliktit, i cili ka hyrë sot në ditën e nëntë të tij.
Pesë skenarët e mundshëm se si mund të përfundojë kjo luftë janë parashtruar nga korrespodednti diplomatik i “BBC”-së, James Landale.

1. Luftë e shkurtër
Rusia shton operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese. Mijëra njerëz vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim pro-Moskës. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, i prekshëm ndaj kryengritjeve dhe konflikteve të ardhshme.

2. Luftë e gjatë
Ndoshta me më shumë gjasa. Ndoshta forcat ruse bllokohen, dhe kaplohen nga morali i ulët. Ata mund të luftojnë për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëhen një kryengritje efektive, ndërsa Perëndimi vazhdon të furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia përfundimisht largohet.

3. Lufta evropiane
Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s, ose mund të ketë thjesht llogaritje të gabuara dhe përshkallëzime.

4. Zgjidhje diplomatike
Duke rënë dakord për negociata, edhe pse nuk kanë bërë shumë përparim, Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar, gjithmonë nëse lufta shkon keq për të, Putini mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh sesa “poshtërimi” për t’i dhënë fund.

5. Putini i rrëzuar
Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar ditët e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ketë kërcënim të revolucionit popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini nuk mendojnë më se ai mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.