Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Stoltenberg: Forcat ukrainase më të forta falë NATO-s. Nuk ndërhyjmë në konflikt sepse atëherë…

14:57 / March 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jens stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stoltemberg tha se NATO është krah Ukrainës dhe po ndihmon me pajisje luftarake, duke shtuar se gjatë viteve kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase nëpërmjet trajnimeve të ushtarëve.

“Është një marrëveshje e gjerë që duhet të bëjmë më shumë për vendet aleate, për të forcuar vendet e tyre dhe të shtojmë aktivitetet për t’i mbështetur. Atë që kemi parë në Ukrainë është se ata janë në rrezik për një agresion të mëtejshëm nga federata dhe forcat ruse. Aleatët e NATO-s i sigurojnë mbështetje Ukrainës, e kemi bërë këtë për shumë vite. Kemi ofruar lloje të ndryshme mbështetje dhe kjo është thelbësore në këto kohë kritike për to. Sa i përket zonës së jo fluturimit, aleatët kanë rënë dakord se nuk duhet të ketë avionë të NATO-s që operojnë në hapësirën e Ukrainës apo trupa që shkojnë në territorin e saj. Sulmet ndaj zonave nukleare natën e kaluar nënvizojnë se sa e rrezikshme është kjo luftë. Lufta në këto zona është e rrezikshme. I bëjmë thirrje Putinit ta ndalojë këtë luftë dhe të përfshihet në përpjekje diplomatike me dialog të ndërsjelltë. Ky ishte mesazhi i ministrave sot. Ajo që kemi parë është se Presidenti Putin nënvlerësoi forcën e ushtarëve ukrainas, për të ndaluar avancimin e forcave ruse. Kjo ishte falë kurajos së lidershipit, popullit dhe ushtarëve ukrainas. Ne i kemi ndihmuar ata, sepse aleatët e NATO-s i kanë trajnuar dhe pajisur me armë. Turqia ka siguruar pajisje, ndihmë ushtarake dhe kemi trajnuar dhjetëra mijëra forca ukrainase. Ato janë në vijën e parë të luftës. Po rrisim mbështetjen tonë me më shumë pajisje. Duke krahasuar se ku ka qenë ushtria ukrainase në 2014, pajisjet e dërguara dhe trajnimet e ka bërë ushtrinë shumë herë më të fortë, kjo është arsyeja që ata janë të aftë të rezistojnë.

I kemi thënë Putinit se nëse pushton Ukrainën do të ketë kosto të mëdha. këto kanë efekte afatgjata dhe funksionojnë me kohën. Ne po i ofrojmë mbështetje Ukrainës, për të ofruar mbështetjen dhe kemi arritur të bëjmë të gjitha kombet, në OKB, që t’i kërkojnë Rusisë të ulen në negociata. Duhet gjetur një zgjidhje. Duhet marrëveshje për korridoret humanitare. Kemi patur një takim me ministrat e Jashtëm të NATO. Ne kemi përsëritur se do të mbështesim Ukrainën, do të ofrojmë mbështetje, e nuk do të jemi pjesë e konfliktit. Unë e ndava këtë mesazh, sepse besoj se nëse NATO përfshihet direkt, do të shohim më shumë vuajtje njerëzore, më shumë civilë të vrarë. Ne duhet të mbrojmë njrëzit që ndodhen në vendet aleate”, tha Stoltenberg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.