Momentalisht, Serie A kryesohet nga skuadra napoletane ndërkohë që edhe tekniku i saj, Luciano Spalletti është shpallur “Tranjeri i muajit” për muajin që lamë pas.
Spallettit do t’i dorëzohet ky çmim si tranjeri i muajit shkurt para nisjes së supersfidës së të dielës mbrëma kundër Milanit. Në këtë përballje pritet të luhet edhe një pjesë e fatit për titullin kampion pasi shihet si një përballje direkte për kreun.
“Napoli është kthyer i pari në renditje falë një muaji pa humbje dhe Luciano Spalletti fiton, për herë të dytë këtë sezon, çmimin Trajneri i Muajit. Nën drejtimin e trajnerit toskan, të kaltrit po zhvillojnë një sezon vazhdimisht në krye të Serie A, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si mbrojtja më e mirë e kampionatit.
Fitorja e minutës së fundit ndaj Lazios është shenjë e qartë e një skuadre që ka fituar personalitetin dhe mentalitetin fitues të Spallettit dhe beson te objektivat më prestigjioze”. tha Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A.
Un mese da incorniciare! 🔥
— Lega Serie A (@SerieA) March 4, 2022
Luciano Spalletti è il February #SerieATIM💎 Coach of the Month! 🏆@sscnapoli #WeAreCalcio
