Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaçka: Sulmi rus mbi Ukrainën duhet të ndalet, Shqipëria e angazhuar për të ndihmuar ukrainasit

17:50 / March 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila ishte e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s, tha se Shqipëria mbete krahë Ukrainës dhe do e ndihmojë atë në çdo mënyrë që të mundet. Xhaçka tha se sulmi rus mbi Ukrainë është i pajustifikuar dhe se duhet të ndalet

“Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës. Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë, duke ia rritur në mënyrë të jashtëzakonshme koston e këtij agresioni kriminal, që tashmë edhe me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar për krime lufte.Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës.Theksova në takim se duhet bërë më shumë, të bëhet më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën dhe mbi sigurinë e sistemin ndërkombëtar.Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, lufta e të cilit nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian”, tha Xhaçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.