Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ky i fundit bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin. Graham shkroi në Twitter se e vetmja mënyrë që të përfundojë pushtimi rus është që të vritet Vladimir Putin.
Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë.”
Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si “rusofobi histerike”.