Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nafta në Shqipëri shkon 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh edhe pse në bursa çmimi mbetet njësoj

10:33 / March 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafte 1000x750 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas.

Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega, Kastrati dhe Alpet, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër.

Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

Ndonse nafta në bursa u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë dhe më pas u ngjit sërish në 118 dollrë për fuçi, në Shqipëri ajo vijoi të rritej dhe gjatë ditës së sotme.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur tetë herë, duke arritur në rreth 200 lekë aktualisht.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë.

Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.