Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata e Lartë mbyll aplikimet, ja 5 kandidatët për vendin vakant në Kushtetuese

11:02 / March 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata kushtetuese 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë ka mbyllur aplikimet dhe ka bërë publike listën me 5 emrat që kanë shprehur interes për vendin vakant të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion thotë se pas përfundimit të afatit 30-ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë: Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.

Në bazë të ligjit, lista e kandidatëve dhe dokumentacioni i tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Kushtetuese.

“Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

Pas përfundimit të afatit 30- ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë: Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin për mediat.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë për funksionim normal. Kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, i ka mbaruar mandati si anëtare që në vitin 2017, por ligji e lejon të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet. Kandidati që do të jetë zëvendësues i Tushës, do jetë me mandat të pjesshëm, pasi mandati i plotë përfundon në muajin mars 2025.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.