Barcelona vazhdon të punojë drejt hapjes së një cikli të ri dhe, pasi ka lançuar disa lojtarë të rinj në muajt e fundit, tashmë ka ecur përpara në funksion të sezonit të ardhshëm, duke siguruar një talent të lindur më 2003, për të cilin flitet shumë mirë: Pablo Torre.
Për ta konfirmuar marrëveshjen me Racing Santander, për marrjen e kartonit të mesfushorit të talentuar, ka menduar klubi Blaugrana përmes një shënimi të publikuar në faqen e tij zyrtare:
“FC Barcelona dhe Racing de Santander kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit 18-vjeçar, i cili do ta përfundojë sezonin në klubin e tij aktual. Ai do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026 dhe do të ketë një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro”.
