Një institut fizike në qytetin e Kharkiv është vënë në shënjestër nga rusët të cilët e kanë qëlluar me raketa. Ky institut përmban material bërthamor dhe një reaktor çka përbën goxha rrezik nëse merr një goditje me predhë.
Lajmi për sulmin mbi institut konfirmohet nga shërbimi i sigurisë kombëtare të Ukrainës. Një goditje e drejtpërdrejtë në objektin bërthamor sipas tyre, mund të çonte në “katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë” ndërsa shtohet se rusët po qëllojnë nga hedhësit Grand.
Këto raketa nuk kanë shënjestrim të saktë, duke ngritur kështu edhe shqetësimin se ndonjë nga predhat mund të devijojë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një dalje për mediat më herët gjatë ditës u shpreh i bëri thirrje NATO-s që të krijojë një ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, të cilën NATO deri më tani e ka përjashtuar për shkak të shqetësimeve që një veprim i tillë do ta tërheqë Perëndimin drejtpërdrejt në luftë.
