Reperi i famshëm shqiptar me origjinë nga Kosova, Gramoz Aliu apo si ç’njihet me emrin e artit, Mozzik është një nga artistët më të dashur shqiptarë. Ai së fundmi ndodhet në Gjermani ku përformoi para fansave në një koncert, por po ashtu ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me një veprim i cili po bën xhiron e rrjetit.
Në një nga billbordet e qytetit në Gjermani është vendosur fotoja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi qytetarët atje po protestojnë kundër luftës që ka nisur me Ukrainën.
Ndërkohë Mozzik ka postuar një fotografi në “Instastory” nëprofilin e tij duke i’a treguar gishtin e mesit Putinit dhe ky moment ka marrë shumë reagime nga të gjithë.

