Tashmë ka përfunduar zyrtarisht procesi zgjedhor në 6 bashkitë e vendit ku kishte votime.
Ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët në këto votime, e cila llogaritet në 29.84%. Ndërkohe Dibra është qyteti me pjesëmarrjen me te larte nga 6 bashkitë qe janë ne zgjedhje.
Dibër-42.28%
Durrës– 25.44%
Lushnjë 35.61%
Shkodër 27.38%
Rrogozhinë-28.75%
Vore 39.4%
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë kanë shkuar nëpër qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të tyre. Theksojmë se perveç Vorës, bashkitë e tjera kanë patur një proces të qetë.
