Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për tu shfajësuar para një gjykate amerikane se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit.
Një gjykatë në Florida hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.
Vendimi është marrë në Flordia në Dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 Mars, një ditë më parë. Nuk dihet pse Gjykata e Floridas vendosi ta bëjë publike atë për herë të parë më 15 Mars, ditën e shpërthimit të Gërdecit.
Në argumentet e saj gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore si New York Times, dokumentari i Al Jazeera-s, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij duke ju referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës, e cila e konsideron Shkëlzenin një vrasës të mundshëm të babait të saj.
Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të biznesit të trafikut të armëve nga Shqipëria në të cilën është i përfshirë Shkëlzen Berisha, duke treguar historinë e dy djemve amerikanë, Efraim Diveroli dhe shokut të tij, të cilin e përshkruan si një aferë korruptive ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare.
Pikësëpari, gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës, bazuar në statusin publik të tij.
Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike.
Sipas saj, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare. Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish-kryeministrit të vendit.
Por ajo vijon duke thënë se figurat publike në mënyrë vullnetare e ekspozojnë veten ndaj deklaratave të pavërteta që mund të bëhen ndaj tyre. Ndërkohë, paditësi akuzohet edhe për akte korruptive në çështjen e privatizimit të kompanisë energjetike shqiptare dhe lotarisë kombëtare të Shqipërisë.
Argumenti i dytë i dhënë nga gjykata e Floridas, lidhet me faktin nëse pala e akuzuar ka pasur apo jo qëllime dashakeqe ndaj paditësit. Sipas kësaj gjykate, paditësi nuk është në gjendje që të vërtetojë që pas deklaratave të bëra nga pala e paditur, qëndrojnë vërtet qëllime dashakeqe.