Planet e ekipit francez të PSG-së janë për të përforcuar mesfushën me një lojtar klasi dhe për këtë drejtuesit kanë hedhur sytë nga Italia.
Ardhja e Wijnaldum duket se nuk ka lënë shijen që pritej prandaj drejtuesit parizienë po mendojnë për afrimin e mesfushorti të Lazios, Sergej Milinkovic Savic. Mediat franceze janë ato që konfirmojnë lajmin.
Serbi Milinkovic Savic ka patur gjithnjë paraqitje të mira me klubin nga Roma. Por merkaton e ardhshme, ai do të jetë synimi kryesor i Parisit të cilët e kanë vënë në orbitën e tyre që tani.
Mesfushori ka një vlerë të konsiderueshme në treg, pasi kushton minimalisht 70 milionë euro. Me klubin e Lazios ai ka zhvilluar 284 ndeshje dhe ka shënuar 55 gola e ka asistuar 49 herë.
