Sot në ditën e mësuesit, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar disa kartolina të nxënësve të cilët kishin dedikuar urime të përzemërta për mësuesit e tyre.
Ministrja Kushi shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë mësuesit që kanë zgjedhur këtë profesion humanitar.
Gjatë një takimi të organizuar në sallën e Kuvendit me praninë edhe të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe mësues nga të gjitha bashkitë e vendit, Kushi shpreh mirënjohjen për të gjithë mësuesit në këtë ditë të veçantë.
“Sot është 7 Marsi, dita për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit tanë! Së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla mblodhëm disa mësues me përvojë të gjatë në fushën e arsimit, nga të gjitha bashkitë e vendit, për të ndarë me ta dhe të gjithë mësuesit kudo që ndodhen urimet në këtë ditë të veçantë.Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues!”, ka deklaruar Kushi.
