Konflikti i përgjakshëm dhe i ashpër i cili po zhvillohet në Ukrainë ka detyruar mijëra civilë, gra dhe fëmijë të largohen nga vendi. Ndërkohë, burrat nga mosha 18-65 vjeç e kanë të ndaluar të largohen pasi duhet të qëndrojnë për të luftuar.
Por një burrë, i cili si duket nuk ka dashur të luftojë ka provuar një mënyrë krejt të pazakontë për t’u arratisur nga vendi. Ai zgjodhi të maskohej si grua duke krijuar një gjoks rremë. Megjithatë ky plan i tij dështoi dhe ai u kap nga autoritetet.
Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur me të pas kapjes nga autoritete. Nuk dihet akoma nëse ai është lënë i lirë apo jo.

