Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Reformim të thellë të PD-së!” Basha: Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, jam i gatshëm për… 

12:19 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7777
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat ku tha se nuk ka humbur kurrë një garë në jetën e tij. Gjithashtu ai dha një mesazh të qartë e të prerë se nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore të 6-marsit në 6 bashkitë e vendit, por do të vijojë betejën përpara.

Basha deklaroi se beteja për të cilën e ka fjalën do të vijojë në dy rrugë kryesore. Së pari reforma zgjedhore dhe së dyti, reformimi iPartisë Demokratike. Me tone të ashpra, kryedemokrati Basha theksoi se “Kushdo që më kërkon të braktisë betejën time për reformën zgjedhore dhe reformimin e PD, do të zhgënjehet”.

“30%-shi flet qartë, 70% i kanë braktisur. 30% mund të jenë administrata. Koha për konkluzione nuk është sot. Duhet bërë analiza në fillim. Faktet janë kokëforta. 30% është një pjesëmarrje që tregon djerrjen totale të besimit. Dy janë rrugët, reforma zgjedhore dhe vazhdimi i reformës në PD, pa e kthyer kokën pas, në luftën kundër korrupsionit, që është shkaktari kryesor edhe për këto rezultate të trishtueshme.

Reformimi në PD ka filluar dhe do të përshpejtohet në çdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar për të udhëhequr reformimin e PD dhe për të mos plotësuar asnjë skenar të regjimit, që PD të mbetet peng i dëshirave dhe interesave personale.

Propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, por jam përballur me masakra zgjedhore. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës e ka gjithçka për interesa personale, por lufta ime nuk është për interesa personale. Kushdo që më kërkon të braktis betejën time për reformën zgjedhore dhe reformimin e PD, do të zhgënjehet”, deklaroi kryedemokrati Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.