Në deklaratën e dhënë sot për mediat, kryedemokrati Basha ka përsëritur shumë herë se ndodhemi në një situatë anormale, teksa komentoi rezultatin e PD-së në zgjedhjet e djeshme në 6 bashki në vend. Basha u shpreh se PD është dhe ka për të mbetetur shpresa e shqiptarëve. Ndërkohë, kur u pyet se si do ta mundë Edi Ramën, ai përmendi dy pika kyçe, reformën zgjedhore dhe reformimin e thellë të Partisë Demokratike.
“Jemi në një situatë anormale. Pjellë e një anormaliteti të shumëfishtë. Në 4 prej bashkive që kanë mbetur vakante për shkak të dekriminalizimit, dhe së dyti pjesëmarrja, jemi në një situatë anormale sa i përket humbjes së besimit të shqiptarëve tek vota. Së pari duke mundësuar që shqiptarët të kenë besim tek procesi zgjedhor.
Pyetjet kanë kuptim kur marrin përgjigje. Jam këtu me shumë durim duke ju dëgjuar. Ndenjja në shtëpi e 70% të votuesve është një mesazh shumë i fortë. Mund të merremi sa të duam me individë që dhe e kanë dëmtuar PD-në.
PD është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve. Askush që me ndihmën e krimit të organizuar, parave të korrupsionit largon shqiptarët nga procesi i votimit, humb shpresën nuk mund të jetë e ardhmja. Ajo që kam për detyrë unë, PD të lexojmë mirë se çfarë do të thotë pjesëmarrja 30%. Gjithçka që është parafabrikat, paragjykim, nuk çon drejt përmirësimit. Shqiptarët e kanë humbur besimin tek vota, ka kohë që e shprehim këtë shqetësim.
Dy drejtime, drejtimi i parë reformë zgjedhorë.
Reflektimi i dytë, është një reflektim i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të shprehin problemet e tyre. Zgjidhjet t’i kthejë në realitet”, shprehet Basha.
