Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës. Kandidati i PS, Rahim Spahiu ka marrë gjithsej 13 995 vota duke kryesuar në këtë mënyrë nga kandidatët e tjerë.
1 nga nga kutitë është e pa numëruar pasi është e konstatuar se ka qenë e thyer.
Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë ishin katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.
Rezultatet:
Kandidati i PS, Rahim Spahiu – 13 995 vota
Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Premtim Kryemadhi 4478 vota
Kandidati i PD, Luan Haka 4437 vota
Dritan Torba – 99 vota
