Media skynews njofton se forcat ruse kanë qëlluar një gazetar zviceran, i cili ishte duke raportuar informacionet më të fundit për luftën në Ukrainë.
Gazetari që ra pre e të shtënave ruse ishte Guillaume Briquet dhe aktualisht ndodhet në spital. Agjensia e lajmeve “Hromadske”, me bazë në Ukrainë bën me dije se ushtarët rusë qëlluan makinën e tij dhe më pas i konfiskuan paratë, pasaportën dhe laptopin.
Ky është rasti më i fundit kur forcat ruse sulmojnë një gazetar, pasi kujtojmë se javën e kaluar ndodhi një tjetër situatë e ngjashme ku një ekip i Sky News u qëllua në afërsi të Kievit.


