Edhe pse po korr humbje të njëpasnjëshme, këmbëngulja prej “Don Kishoti” e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nuk ka humbur dhe se do vijojë betejën e tij mbizotëron akoma. Ai ende parapëlqen të fshihet pas realitetit dhe mohon me bindje çdo disfatë që ka pësuar deri tani.
“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur me masakrën zgjedhore”, u shpreh Basha pasi u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, duke qenë se po humbiste garën edhe në bashkinë e Shkodrës.
Pas kësaj deklarate nuk mund të mungonin komentet sarkastike dhe tallëse në rrjetet sociale, ku bie në sy edhe ai i ish-kryeministrit Berisha, i cili thekson se kryetari aktual i PD është i vetmi në planet që nuk pranon humbjen ndërsa renditet i treti.
“I vetmi njeri ne glob qe del i treti dhe deklaron se une nuk kam humbur asnje gare! sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
