Është mbyllur me sukses procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Durrësit, ku fituese u shpall kandidatja e Partisë Socialiste, Emirjana Sako. Sako la pas 2 kandidatët e opozitës, ku ndjekësi më i afërt i saj ishte kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka dhe pas tij vinte ai i Partisë Demokratike, Luan Hoti.
Kujtojmë që Partia Socialiste korri një fitore të kënaqshme në këto zgjedhje të pjesshme lokale. Në 6 bashki të cilat kishin mbetur pa kryetar, socialistët fituan 5 prej tyre me rezultat të thellë, ndërsa vetëm në Bashkinë e Shkodrës avantazhi mbahet nga kandidati i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
