Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë ndoshta një ndër çiftet më simpatikë në Shqipëri. Megjithatë, ata nuk preferojnë shumë të ekspozohen dhe qëndrojnë diskretë për lidhjen e tyre. Por së fundmi, çifti festoi 6-vjetorin e lidhjes së tyre duke na treguar dashurinë e fortë që ata kanë për njëri-tjetrin.
Në një postim të bërë nga këngëtarja e famshme, kemi mësuar përvjetorin e tyre. Në foton në fjalë, Çiljeta shihet bashkë me futbollistin e Partizanit duke festuar ditën e shënuar të historisë së tyre dashurore.
Si ç’thamë, çifti bëri 6 vjet që janë së bashku dhe nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se është shumë e lumtur pranë portierit të njohur. “Sot 6 vjet bashkë, dielli im”, ishte mbishkrimi i Çiljetës që shoqëronte foton me Albanin.

