Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Patozi ironizon Bashën: Këta që nuk votuan dje qenkan të gjithë me PD

16:14 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim basha Astrit PAtozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kandidati i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pas humbjes së PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, i cili e justifikoi humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor.

Postimi: 

EDHE FITUESI DUHET TA MENDOJË NJË DITË HUMBJEN

Domethënë këta që nuk kanë shkuar të votojnë dje qenkan të gjithë me PD-në zyrtare. Që i bie fitore publicitare me mbi 70 përqind. Ashtu duhet të jetë, në fakt, se ndryshe nuk do të dilte para të gjithëve Lulzim Basha që të përshëndeste zgjedhësit e vet për suksesin.

Me sa duket e ka harruar që e ka përdorur një herë këtë metodë 3 vjet të shkuara, kur i bojkotoi fare zgjedhjet. Madje atëherë ishin bashkë me udhëheqësin e foltores dhe e këndonin në një duet perfekt këtë serenatën e fitores, duke i numuruar si të vetët të gjithë abstenuesit.

Nuk ka qëlluar keq, se ata do të jenë gjithmonë shumicë, sa herë të ketë zgjedhje në Shqipëri, besoj edhe për nja 50 vjet të tjera.

Kështu që në gjithë këtë gurgule i takon të ketë humbur vetëm doktorin.

Atë duhet ta llogarisë që nuk e ka më kurrë, jo vetëm për këngë, por as për të vajtuar në rast, larg qoftë, të ndonjë disfate. E cila nuk mund të përjashtohet se mund të vijë një ditë, edhe pse deri tani nuk ka pasur fare shanse të ndodhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.