Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Politikani brazilian dënohet për komentin seksist ndaj refugjateve ukrainase në largim

18:46 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uk 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një politikan i djathtë nga Brazili është kritikuar ashpër nga mediat perëndimore pasi gjatë një udhëtimi në Ukrainë i ka quajtur “perëndesha” dhe “femra të thjeshta” gratë e atjeshme që rrinin në radhë për t’u larguar nga vendi.

Kongresmeni 35-vjeçar nga São Paulo, Arthur do Val, bëri komentet diskriminuese gjatë një misioni diplomatik të javës së shkuar për të parë personalisht dëmet e shkatuara nga lufta dhe ndërgjegjësuar për gjendjen e vështirë të ukrainasve.

Por Do Val u përball me zemërim kur mediat braziliane publikuar regjistrimin e fshehtë ku ai diskutonte udhëtimin e tij në terma vulgare, aq sa ka ndaluar tashmë fushatën për t’u bërë guvernator i São Paulo.

Ai thoshte në regjistrim: “Sapo kalova në këmbë kufirin mes Ukrainës e Slovakisë. Ju betohem, nuk kam parë asnjë herë kaq shumë vajza të bukura. Radha e refugjatëve këtu është gati 200 metra dhe duket se ka vetëm perëndesha,” thotë ai sipas të përditshmes britanike Guardian.

“Është e pabesueshme… Radha jashtë diskotekave në Brazil as që i afrohet radhës së refugjateve këtu.”

Më pas rrjeti pretendonte se Do Val quajti ukrainaset “femra të thjeshta” për arsye se “janë të varfra.”

Mediat braziliane thanë se ai kishte bërë komentet ofenduese me rojet kufitare në kalimin Ukrainë-Sllovaki, ndërsa kishte shtuar “Është e pabesueshme, shok. Sapo të mbarojë lufta, do kthehem këtu.”

Gruaja e ish-ambasadorit të Ukrainës në Brazil dënoi politikanin duke thënë, “Trego një fije respekt, gomar,” sipas The Guardian.

Arthur do Val São Paulo tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.