Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Doli në pension të parakohshëm pleqërie, KPK ndërpret vetingun për gjyqtarin e Tiranës

19:06 / March 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 3 mars të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona dhe ti ndalojë atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15-vitet e ardhshme pasi ka dalë në pension të parakohshëm pleqërie, duke shmangur kështu dhe procesin e rivlerësimit të filluar ndaj tij rreth dy vjet më parë.

Megjithëse Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ e ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Tona për daljen në pension të parakohshëm pleqërie duke e konsideruar si shkak për mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi, Komisioni e konsideron si dorëheqje veprimin e kryer prej tij.

Në vendimin e arsyetuar sqarohet se KPK e ka filluar hetimin për gjyqtarin Tona në dhjetor të vitit 2019. Nga verifikimi dokumenteve ka rezultuar se subjekti i ka plotësuar deklaratat e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe vetëvlerësimit profesional, duke shprehur kështu gatishmërinë për t’iu nënshtruar procesit të vetingut.

Por, në nëntor të vitit 2021 Tona ka njoftuar Komisionin se do të paraqiste kërkesë për miratimin e pensionit të parakohshëm të pleqërisë. Në vijim, në Komision është depozituar vendimi i KLGJ-së i datës 8 shkurt 2022, që ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Sokol Tona për miratimin e pensionit të parakohshëm, si dhe ka deklaruar të mbaruar statusin e magjistratit për këtë subjekt, po për shkak të daljes në pension të parakohshëm pleqërie.

KPK vlerëson se ka humbur objekti i procesit të rivlerësimit në këtë rast dhe i ka njoftuar subjektit të drejtën për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore lidhur me arsyet dhe pasojat e ndërprerjes së vetingut, por Tona ka refuzuar dhe ka shpjeguar se kishte dalë në pension të parakohshëm me vullnetin e tij dhe se nuk do ta ankimonte vendimin e KLGJ-së.

Ndryshe nga KLGJ që e ka deklaruar përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të daljes në pension të parakohshëm pelqërie, KPK sjell në vëmendje faktin se Tona e ka shprehur vetë vullnetin për të mos vijuar detyrën, megjithëse nuk ka mbushur moshën 67 vjeç dhe bazuar në legjislacionin për vetingun e vlerëson këtë veprim si dorëheqje.

“Shprehja e vullnetit të subjektit për të ndërprerë marrëdhëniet e tij të punës, bërja prezent para Komisionit e këtij fakti dhe formalizimi me paraqitjen e kërkesës drejtuar KLGJ-së, çmohen nga trupi gjykues si ndërprerje për shkak të vullnetit të subjektit për të lënë detyrën përpara kohe, duke e konsideruar këtë si dorëheqje të tij”, citohet në vendim.

Në vijim, KPK argumenton se ndërprerja e procesit të vetingut për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë edhe vendosjen e sanksionit që e ndalon të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në përfundim, trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për Tonën dhe ti ndalojë emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare./BIRN

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.