Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardh Spahia i përgjigjet Bashës: Shkodranët refuzuan modelin humbës e “patericë” të Ramës

21:30 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia iu përgjgj deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha i cili tha se Spahia u votua vetëm nga stafi i Bashkisë Shkodër.

Në një lidhje “Skype” me Syri.net, Spahia tha se në Bashki janë të punësuar rreth 500 veta dhe se kryedemokrati Basha duhet të lexojë mirë mesazhin e qytetarëve, të cilët sipas tij kanë refuzuar modelin humbës.

Ai bëri thirrje dhe njëherë demokratëve se e kanë derën e hapur për të filluar një opozitarizëm të ri.

Pyetje: Deklarata e Bashës për fitoren tuaj, i ciki tha se morët votat nga personeli i Bashkisë së Shkodrës?

Spahia: Bashkia e Shkodrës ka një personel me pak se 500 veta dhe besoj se shumica e tyre janë demokratë. Para se të bëjë gabime politke, duhet të lexojë mirë mesazhin e shkodranëve, të cilat kanë refuzuar modelin modelin e emërimit, komandimit, pa pyetur strukturat, refuzuan modelin humbës i cili na ka udhëhequr ne prej 9 vitesh, duke e kthyer një pjesë të opozitës shqiptare në patericë për Edi Ramën. Këtë e kanë refuzuar qytetarët shkodranë në mënyrë masive. Këtë duhet ta lexojnë mirë nga Basha e cilido parlamentar aktual​.

Unë e kam thënë rëndësinë që ka pas procesi i primareve, duke zgjedhur përfaqësuesit e vet në këtë garë elektorale. Por dikush zgjodhi të emërojë një përfaqësues në këtë garë dhe pse e dinte që janë minorancë. I bëj thirrje çdo demokrati që të vijnë tek ne dhe t’i bashkohen shumicës së shkodranëve për të filluar një opozitarizëm të ri.

bardh spahia paterice shkodranet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.