Konferenca për mediat që po mban kryeministri Edi Rama është e përqëndruar kryesisht tek kriza ekonomike që po kalon jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera europiane. Njerzit kryesisht janë të shqetësuar mbi rritjen e ndjeshme të çmimit të karburantit dhe shpesh pyesin se a do të hiqet taksa e naftës. Ndërkohë, Rama shprehet se është absurde që të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij me mbledhjen e taksave qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të pa rritur.
“Dëgjojmë propozime absurde për heqjen e taksës së naftës. Kjo qeveri po mban të pa lëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit të energjisë. Më lart sesa kërcimi i çmimit të naftës. Për familjarët dhe biznesin e vogël dhe kjo kushton çdo ditë shumë. Dhe këto kosto, përballohen fal kontributeve. Se është kollaj të themi të heqim këto taksa. Kemi hequr nga të gjitha llojet e taksave që mundëm dhe nuk ka më çfarë të heqim. Kemi hequr taksat për biznesin e vogël apo për pagat deri në 40 mijë lekë. Kemi përgjysmuar taksat për 50 mijë lekë pagë. S’kemi çfarë të heqim më.”
“Po e mbajmë me dhëmbë çmimin e energjisë. Mundësia për të ndëhyrë është aty. Se nuk është si nafta që është e sipërmarrjes private” u shpreh Rama.
Kujtojmë se ditët e fundit, çmimi i naftës në vend ka kapur shifra të frikshme si asnjëherë më parë. Por Rama thotë se kjo nuk është një përgjegjësi e qeverisë dhe se kjo e fundit se nuk ndërhyn dot për shkak se çmimi kontrollohet nga tregu i lirë.
