Ledri Vula dhe Elvana Gjata janë 2 nga artistët më të ndjekur dhe më të pëlqyer të publikut shqiptar. Ata janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe pavarësisht se që nga bashkëpunimi i tyre i fundit muzikor i titulluar “Mike” ka kaluar shumë kohë, dy këngëtarët vazhdojnë të mbajnë koncerte së bashku.
Kështu, së fundmi, reperi Vula ka bërë një gjest që është kthyer viral në rrjetet sociale. Teksa Ledri ka ftuar Elvanën në skenë, ai merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj. Ky gjest i papritur dhe miqësor ka bërë që të pranishmit të brohorasin.
@iconelvana Elvana & Ledri😍 #elvanagjata #elvanez #shqipe #ledrivula #elvana #kosovo #mike #albania #foryou #fypシ #shqip #fyp #foryouu ♬ original sound – ElvanaGjata
