Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Krizë në transportin urban/ Shkurtohet numri i autobusëve, kompanitë kërkojnë rritjen e çmimit të biletës

12:28 / March 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Image1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë e transportit urban kanë shkurtuar sot numrin e autobusëve me pretendimin se çmimi i naftës është shumë i lartë. Për këtë arsye, ata kërkojnë rritjen e çmimit në mënyrë që të shmanget kolapsi i tyre. Shumë qytetarë sot u detyruan të shkojnë në punë në këmbë për shkak të reduktimit të numrit të autobuzëve.

Përmes një deklarate për mediat të zhvilluar paraditen e sotme, kompanitë e transportit urban kërkojnë dyfishimin e biletës së urbanit në Tiranë duke theksuar se aktualisht secila kompani ka vendosur vetë se sa autobusë do të nxjerrë nën rrugë, kjo në varësi të kostove dhe fitimit që ka.

“Secili operator ka vendosur së paku me atë  fuqi që ka me 20, 30, 70% të flotës së mjeteve të lëvizë, por siç e shohim sot, stacionet janë plot me njerëz që edhe nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë diku tek 220 lekë për litër me shumicë”, u shprehen sot përfaqësues të Unionit të Transportit Urban. 

Ndërkohë ata thonë se rritja e çmimit të biletës nga 40 në 80 lekë është e vetmja zgjidhje për të shmangur falimentimin e këtyre kompanive.

“Rritja vjen në vijim të mungesës së plotë nga organet përgjegjëse të një ndihme konkrete. Deri më sot nuk e kishim kërkuar rritjen e çmimit të biletës, por sot është zgjidhja për shmangur kolapsin. Kjo është zgjidhja e fundit sepse nuk ka mbetur gjë tjetër. Ne nuk mund ta rrisim dot vetë biletën. Nga sot çdo operator bazohet në mundësitë e veta dhe ka vendosur që të reduktojë flotën bazuar në punën dhe të ardhurat që ka. Nëse çmimi nuk do rritet, nëse ndihma nuk do të ketë do të shkojmë drejt mbylljes totale të shërbimit sepse është e pamundur për të operuar“, tha një tjetër përfaqësues nga unioni.

Bileta e urbanit u shrenjtua nga 30 në 40 lekë në 2015. Por, pavarësisht kësaj, urbanët në Tiranë nuk e rritën cilësinë shërbimin ndaj qytetarëve. Në këto autobuza, qytetarët vijuan të futeshin si sardele në autobus, në shumicën e rasteve madje edhe pa kondicionerë. Sikur të mos mjaftonin këto, ata vijnë orar pa orar, me shoferë të cilët rrinë tapë në timon, e shumë problematika të tjera.

Duket se edhe kësaj radhe qytetarët e Tiranës janën vetëm përballë kërcënimit të kompanive të transportit qytetas, të cilët në mungesë të autoritetit të institucioneve përgjegjëse gjejnë hallkën më të dobët për t’i zhvatur edhe më tepër para, klientin e tyre, qytetarin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.