Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Publikohet arsyetimi i Gjykatës për Saimir Tahirin

12:39 / March 8, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir tahiri 1068x601 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u dënua para pak ditësh me 5 vite burg. Ndërkohë sot, është bërë publik arsyetimi i vendimit për dënimin e Tahirit.

Vendimi për të lënë në burg ish-ministrin u mor nga Apeli i GJKKO, të cilët vendosën 5 vite heqje lirie për të, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë vetëm 3.4 vite burg.

Në arsyetimin e zbardhur sot, Gjykata sqaron në 280 faqe se pse u vendos që Tahiri të dënohej me masën e arrestit me burg.

Gjykata arsyeton që përgjimet e personave që flasin për Saimir Tahiri, janë prova pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta pasi nuk kane dijeni që ata janë duke u përgjuar. Gjithashtu në arsyetimin e vendimit thuhet se nuk është e vërtetë që grupi Habilaj ka nisur aktivitetin kur Saimir Tahiri u bë ministër, por ky fakt u krijoi atyre lehtësira.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës:

Më datë 08.07.2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 134, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e të dhënave të grumbulluara nga policia gjyqësore në seksionin e kësaj prokurorie, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese në vend, ku rezultonin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të disa shtetasve shqiptarë, si Renaldo (Rinaldo) Avdulaj, Gjergji Kohila, Sokol Bode (të tre punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë), Artan Habilaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Ky aktivitet ushtrohej në territorin e Qarkut Vlorë. Në këtë moment nuk është regjistruar emri i ndonjë personi në regjistrin e njoftimit të veprave penale.

Më datë 29.04.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 164, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/a, paragrafi i dytë, i Kodit Penal, mbi bazën e një informacioni referues të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilit shtetasit Nazer Seiti, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Matan Matani, etj., ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas urdhrit të regjistrimit të procedimit penal, ka pasur të dhëna se këta shtetas kishin në pronësi një mjet lundrues gomone të paregjistruar, që e mbanin në vendin e quajtur “Hoxharë” në Fier, me të cilën realizonin trafikimin e lëndës narkotike drejt Siçilisë, Itali. Gjithashtu, ka pasur të dhëna se në Shkurt të vitit 2017 shtetasit Moisi Habilaj i ishte sekuestruar në Itali një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila ishte eksportuar nga Shqipëria. Shtetasit e mësipërm dyshohej se në bashkëpunim me persona të tjerë, të paidentifikuar, po përgatisnin për të trafikuar së shpejti një sasi lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Më datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 313, në ngarkim të shtetasit Saimir Tahiri, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, paragrafi i dytë, 333/a dhe 260 të Kodit Penal. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e të dhënave të bëra publike në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet policore italiane të shtetasve Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., në lidhje me sekuestrimin në Itali të sasisë prej rreth 3.5 (tre pikë pesë) ton lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, të cilët vepronin si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve, nisur nga fakti që rezultonin të dhëna për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe të ish Ministrit të Brendshëm, z. Saimir Tahiri.

Duke qenë se ishin të njëjtët subjekte nën hetim në kuadër të procedimeve penale nr. 134, të vitit 2016, dhe 164, të vitit 2017, më datë 25.09.2017 është vendosur bashkimi i këtyre procedimeve penale në një procedim të vetëm, në atë me nr. 134, të vitit 2016, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 284, paragrafi i parë, 28 pika 4, 283/a, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë, dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 18.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimit penal nr. 134, të vitit 2016, dhe 313, të vitit 2017, në një procedim të vetëm, në atë me nr. 134, të vitit 2016.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.