Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio thuhet se ka dhuruar plot 10 milionë dollarë si ndihmë për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Kjo mbetet shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për Ukrainën tani për tani.
Ylli hollivudian ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.
Vihet re se DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës – duke iu bashkuar një numri të madh të të famshmëve tjerë
Ndërkohë, përvec DiCaprio-s ka edhe disa yje të tjerë, si Robert De Niro i cili tha gjatë një takimi në Universitetin e Kembrixhit se duhet bërë gjithçka për agresionin rus.
Gjithashtu Mila Jovovich, e lindur në Kiev, e cila ka rrënjë ukrainase dhe ruse, është tmerruar nga situata në Ukrainë. Mila Kunis dhe Ashton Kutcher thanë në një video të postuar të premten se ata synojnë të mbështesin aktivitetet humanitare në Ukrainë. Kunis dhe Kutcher planifikojnë të dhurojnë tre milionë dollarë.
