Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kulluri me tonë të ashpra: Në PD është bërë “deti kos”. Kopila të zgjuar

18:40 / March 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka dalë me një reagim të fortë teksa ironizon ata që mbështesnin kryedemokratin Lulzim Basha.

Me tone të forta kritike, Kulluri i quan qenie politike të pamoralshme, frikacakë, konformistë dhe eunukë, shkaktarët e shkatërrimit të PD, por që kanë veshur dje e sot kostumin e shpëtimtarit!

“Të dashur miq! Jam kaq i “ngazëlluar” nga fjalimet e mbrëmshme të deputetëve që morën mandatet nga xhepat e Bashës pa asnjë garë votim që nga 2017, sa që po më vjen keq për Bashën!!! Këta që nuk lanë njeri pa sulmuar e shpallur “armik” të partisë vetëm pse folëm që në 2017 për një autokrat qesharak, tani po na dalin edhe heronj!
Kur i sheh edhe me foto ilustruese si “goca instagrami” duke postuar qëndrimet kundër “humbesit” Basha, të vjen të dalësh te dera e PD me parrullen “Luli rri”!

Kur vidhnin vota për Bashën në 2017 dhe 2021, ne të shkretët ishim “idealiste naive” kurse këta “kopila të zgjuar”! Kur flisnim për parti konservatore, uronin me nxitim Bidenin dhe dënonin Trump! Dhe më e bukura është se kur fitonim bashkitë në 2015 bashkë me kandidatët dhe strukturat e PD, e kishim “detyrim” për partinë, por në kryesi dhe parlament hynin këta humbës nga dritarja!

Ndërsa të tjerët me të cilët punuam 8 vite në qeverisje, fusnin kokën në rërë si struci vetëm që mos mërzitej Luli!
Këta janë qenie politike të pamoralshme dhe shkaktarët e shkatërrimit të PD por që kanë veshur dje e sot kostumin e shpëtimtarit! E ca të tjerë ca muaj më parë!

Frikacakë, konformistë dhe eunukë që duan pale edhe të drejtojnë PD! Pse jo!!!Në këtë parti është bërë “deti kos” e kush të mundet me “Luge ne brez”! Por mos te harrojne vetem nje gje: demokratet kane memorie dhe fytyre, ndryshe nga keta qe kane vetem maska!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.