Armët anti-tank Javelin të cilat janë prodhim amerikan i janë dhuruar Ukrainës për të përballuar luftën e ashpër kundër Rusisë. Ato u përdorën dje nga ukrainasit të cilët shkatërruan një tank rus. Këto armë cilësohen si mjaft te efektshme.
Një video e bërë me dron e cila është publikuar së fundmi tregon momentin kur tanku rus goditet fuqishëm nga arma anti-tank Javelin.
Drone footage of a Russian AFV getting hit by an Ukrainian anti-tank missile (reportedly a Javelin).#Ukraine #Russia pic.twitter.com/WjjkUBPPDL
— BlueSauron👁️ (@Blue_Sauron) March 9, 2022
Kujtojmë se Ukraina ka hyrë në ditën e 14-të të luftës. Evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit. Tentime të ngjashme kanë dështuar në Çernihiv, sepse Rusia ka vazhduar të bombardojë rrugët dalëse, ka pretenduar Ukraina.
Ndërkohë, Rusia ka bërë të ditur për një tjetër armëpushim, kanë raportuar mediat ruse.
