Ditët e fundit rritja e çmimeve nuk po njeh limite. Qytetarët nisur nga kjo që po ndodh në vendin tonë kanë lajmëruar që do të zhvillojnë një protestë ditën e sotme në orë 17:00 kundër kësaj rritje.
Nafta ka shënuar një tjetër rekord. Një litër kushton 269 lekë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.
