Disa pamje të publikuara së fundmi nga NASA tregojnë se si dritat në pjesët urbane të Ukrainës janë fikur që nga nisja e agresionit rus

Kjo pamje këtu është marrë nga NASA që në 7 shkurt 2022. Aty tregohet qartë se si dukej Ukraina natën e rreth një muaj më parë dhe përpara se Rusia të pushtonte më 24 shkurt. Grupet e dritave në zonat e ndërtuara si qytetet ose në disa rrugë të rëndësishme shfaqen si të ndriçuara në hartë.

Ndërkohë, 1 muaj pas publikimit të imazhit të parë kur dritat ishin të ndezura dhe të shumta, tani vetëm një sasi e vogël e ndriçuar mund të shihet. Ndërsa shumica e burimeve të dritës gjatë natës janë fikur. Ne mund të shohim gjithashtu ndikimin e luftës në qytete dhe rajone të shumta të Ukrainës.


Disa zona duken të paqarta në imazhin e marrë më 7 shkurt për shkak të reve.
Pavarësisht kësaj, kryeqyteti është i ndezur me shkëlqim, me një furtunë drite që del jashtë. Dhjetra pika të vogla mbulojnë pjesën tjetër të imazhit.
Një muaj më vonë, e gjithë zona është pothuajse tërësisht e errët. Drita që vjen nga qyteti i Kievit është reduktuar shumë dhe vetëm një pjesë e vogël e dritave të tjera janë të dukshme më 7 mars.