“Reuters” raportoi sot se, nga Rusia kanë ardhur lajme që thonë se kjo e fundit do të preferonte të arrinte qëllimet e saj në Ukrainë përmes bisedimeve dhe nuk planifikon të përmbysë qeverinë atje. Kjo deklaratë e rusëve sjell një kthesë të madhe krahasuar me atë se çfarë ata kërkonin në fillim të pushtimit të vendit fqinj.
Burime nga autoritetet ruse thonë se rreth 140,000 ukrainas kanë ikur në Rusi dhe se veprimet e saj në Ukrainë po ndjekin rreptësisht planin e saj.
Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se qëllimi i Rusisë është që Ukraina të ketë status neutral, të cilin do të preferonte ta arrinte përmes bisedimeve dhe se shpreson të bëjë përparim më të rëndësishëm në raundin e ardhshëm.
