Nëse paga mujore neto e një deputeti është 118,215 lekë, përfitimet e tjera si pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë deri tek fjetjet në hotel, arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj.
13.676.873 lekë është shuma që kanë përfituar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për muajin janar të vitit 2022 për karburant, telefon dhe dieta.
Shumica e deputetëve kanë përfituar 40.000 lekë për karburant, në muaj, ndërsa në total shifra arrin 4.437.383 lekë.
Shpenzimet telefonike kapin gjithashtu një shifër mjaft të lartë, prej 2.136.900 lekë në total për të gjithë deputetët në një muaj. Janë disa prej tyre që kanë shpenzuar 20.000 lekë vetëm për telefonin, ndër to Taulant Balla, Arben pëllumbi, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Jorida Tabaku, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi.
Dietat janë shpenzimet më të larta që janë dhënë nga Kuvendi për deputetët e Shqipërisë, në një shifër prej 5.605.273 lekë. Ajo që vihet re është se Greta Bardeli, deputetja e Partisë Demokratike, ka përfituar shumën më të madhe për muajin janar, nga radhët e ligjvënësve shqiptar.
Shpenzimet për një deputet gjatë janarit:
Paga mujore neto: Nga 95.351-13.8220
Karburant: Nga 30.000-40.000
Telefon: Nga 17.000-20.000.
Dieta: Nga 20.000-75.000.
Pjesëmarrja në komisione: Nga 2.000- 24.000
Qira: 35.000
Hotel: 18.000



