Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve.
Autoriteti bën të ditur se hetimi ka nisur që në datën 25 Shkurt dhe shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji Shkurt.
Gjatë këtij hetimi autoriteti do të vlerësojë tendencat e çmimeve të naftës dhe benzinës, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve.
Rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë ka sjellë çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor.
