Gjatë pasdites së të mërkurës çmimi i karburantit pësoi një ulje në vlerën 3%. Rënia e çmimit vjen menjëherë pas rritjes në nivele stratosferike të tij.
Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte më parë në bursë, tani çmimi i naftës ka zbritur në 111.69 dollarë.
Rënia është reflektuar edhe në disa nga pikat e karburanteve në Shqipëri, ndërsa ka zbritur në 240 lekë për litër nga rreth 269 që ishte para protestave.

