Gjatë një komunikimi për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në PD pas ka nisur një proces reflektimi pas zgjedhjeve të 6 marsit. Ai gjithashtu theksoi se është i gatshëm që të marrë çdo vendim që është në interes të demokratëve.
Ndër të tjera, kreu i selisë blu ka theksuar se mësimi i 6 marsit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e PD-së e cila sipas tij tashmë do të dalë më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.
“Nëse unë tani parashikoj s“Reflektimi të bëhet ashtu siç duhet të respektojmë ata që kanë mendimet e tyre ndaj jemi në një proces. Që nisi që pas 6 marsit dhe do vazhdojë. Është proces i thellë reflektimi. Me qëllim interesin më të mirë. Se qëllimi kryesor është përçarja mes nesh. Jam gati të bëjë çdo gjë për të mirë të PD. T’i paraprijmë ngjarjeve nuk është e mençur. Siç e thash ne kemi mbledhur strukturën e parë. Kolegjin dhe do mbledhim edhe kryesinë. Deputetët kanë kërkuar të jemi në kontakt. Demokratët do marrin në dorë fatin e tyre. PD do dalë nga procesi e fortë dhe e bashkuara. Jam i gatshëm të marrë çdo hap që PD të jetë e fortë”, u shpreh Basha.
