Kjo është makina e cila dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit të ndodhur të mërkurën në Shkodër, ndaj Admir Bajrit.
Gazetarja Emi Kalaja, e cila siguroi fotografinë në fjalë, thotë se autorët dyshohet se kanë lëvizur pikërisht me këtë automjet tip Benz me targë AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 Gusht të vitit 2020).
38-vjeçari Admir Bajri mbeti i plagosur gjatë orëve të pasdites, në lagjen “Dobraç” pranë një supermarketi. Ai ishte brenda makinës së tij të parkuar në anë të rrugës, kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar të cilët i bënë pritë.
Admir Bajri (Rrustemi) u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dhe ndodhet aktualisht.
