Humbja dhe eleminimi i djeshëm i PSG-së nga Real Madrid me tre golëshin e Benzema nuk është kapërdirë dot nga Mauricio Pochettino. Tranjeri argjentinas i parizienëve nuk gjen dot asnjë argument për të shpjeguar atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.
“Loja ndryshoi pas golit të parë të pësuar dhe e vështirë për t’u pranuar. Ne dominuam gjashtëdhjetë minutat e para. Kemi bërë gabimë pas këtyre minutave, por është shumë e vështirë të menaxhosh një ekip pas një ngjarjeje të tillë.
Championsi ishte qëllimi i PSG-së, do të jetë e vështirë për t’u rikthyer. Ne humbëm nga një prej klubeve më të mira në botë, por tani bëhet e vështirë”, deklaroi trajneri i ekipit francez.
