Ëshë përfolur goxha në media se vajza e Niko Peleshit, Aleksia dhe aktori Romeo Veshaj i kanë dhënë fund romancës së tyre. Kjo është kuptuar edhe nga fakti që dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale.
Gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, Aleksia është shprehur se do kishte dashur të mos e kishte bërë publike lidhjen e saj.
“Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë”, tha ajo.
Më tej, Aulona e ka pyetur se përse ajo dhe Romeo nuk ndiqen më në Instagram: “Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasi”, u përgjigj ajo.




