Nedim Bajrami është një nga talentet shqiptare më të spikatura i cili kërkohet nga shumë klube. Së fundmi, interes për të ka shprehur edhe kuqezinjtë e Milan-it të cilët kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar të Empolit.
Theksojmë se Bajrami ka mahnitur ekipet e mëdha në Serie A, ku Juventus, Roma, Lazio, Sassuolo dhe tashmë Milan, janë në garë për të fituar shërbimet e tij.
Në këtë sezon, Bajrami ka luajtur 29 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 5 herë.
