Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se të gjithë duhet të jenë në rrugën për një PD sa më të fortë. Ndër të tjera, Duma u pyet nga gazetarët edhe nëse do të bashkëpunonte me ish liderin e PD-së Berisha. Por përgjigjja e saj ishte se PD-ja duhet që të ecë përpara dhe jo të shkojë pas.
“Basha duhet të dorëhiqet, duhet të bëjë një hap pas. Si çdo gjë në jetë ka etapa dhe zhvillime, situata tashmë është në maksimum, PD s’mund të mbahet kështu. Ne kemi menduar si grupim i Durrësit, se është jetike që të qartësojmë vendimin e PD-së. Porti i Durrësit do të thotë 81 hektarë që janë marrë dhe iu janë dhënë disa oligarkëve, e duke mos ditur se ç’po ndodh aty, në portin më të madh, duhet padiskutim që opozita ti bëjë transparente.
Unë kam thënë se PD-ja duhet të ecë përpara dhe jo të shkojë pas. Unë nuk e kuptova kur Basha ishte dështim por kushdo tjetër që ka pak logjike e kupton se duhet reflektim. Unë kam thënë se PD-ja është një”, u shpreh Grida Duma.
Kujtojmë se ditën e djeshme, zonja Duma dha dorëheqjen nga funksionet që ajo mbante në PD.
