Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas takimit me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është dukur tejet nervoz dhe ka bërë mimika që tregojnë gjendjen e tij aspak të qetë.
Në fjalën e tij, Lavrov theksoi se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë.
“NEXTA” ka shpërndarë një video të Lavrovit nga konferenca për shtyp, ku ai e zgjidh e më pas e mbështjell një kabllo të hollë.
Lavrov visibly nervous at the press conference pic.twitter.com/W5uBJUbrDE
— NEXTA (@nexta_tv) March 10, 2022
